Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit!
🔵Kanceri i gjirit mund të parandalohet!
🎀Sot mundesh!
🔴Mos e neglizho kontrollin e Gjirit❗
👉Vepro tani❗
Muaji Tetor është muaji i sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit, i cili çdo vit u merr jetën miliona grave dhe vajzave kudo në mbarë botën. Në Kosovë, sipas Agjensionit Kosovar të Statistikave-
Statistikat Shendetèsore,ka pasur një rritje te vazhdueshme të rasteve të reja me kancer të grit nga viti në vit. Në vitin 2012 janë registruar gjithësej 207 raste të reja me kancer të gjirit, ndersa në vitin 2018 ka pasur 444. Në vitin 2019 janë registruar 376 raste.
Kjo rritje e numrit të rasteve të reja në Kosovë mund t’i atribuohet rritjes së përgjithshme të rasteve te reja me kancer të gjirit në nivel global, zbulimit dhe diagnostikimit të rasteve të reja në faza të hershme te grave, për shkak të ngritjes së vetëdijes sëcpopullatës lidhur me këtë problematikë viteve të fundit .Nëse diagnostikohet në kohë, kjo sëmundje mund të parandalohet , prandaj të dashura gra dhe vajza sa më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve për më shumë kontrolle, eko dhe mamografi .
Mamografia rekomandohet të bëhet një herë në 1-3 vjet, sidomos për moshat mbi 45 vjeç e lart. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra. Kështu që mamografia duhet bërë rregullisht. Bazuar në rezultatet e mamografisë së parë, mund të përsëritet, nëse mjeku e kërkon këtë. Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të vazhdueshme çdo 1-3 vjet dhe për gjatë gjithë jetës!
Eko e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit, që kryet nga mjeku radiolog/onkolog/ gjinekolog .Kjo zakonisht rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç, por mund të bëhet kur mjeku e rekomandon këtë.
Ekzaminimi klinik
Një vizitë tek mjeku apo një ekzaminim klinik i gjirit është një vizitë e thjeshtë e gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
Vetëkontrolli i gjirit
Çdo grua duhet të përpiqet ta bëjë zakon bërjen e vetëkontrollit të gjirit një herë në muaj.Vetëkontrolli i gjirit zgjat vetëm pak minuta. Nuk kushton fare, por të mbron jetën.
Beteja me kancerin e gjirit, është një betejë që mund fitohet. Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë.
MuajiNdërgjegjësimitPërKancerinEGjirit
Parandalo
Kontrollohu 🎀
Dr. Lindita Ibrahimi Veliu gjinekologe obstetre, PhDc