ROLI DHE RËNDËSIA E VITAMINËS D

Nga Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

VITAMINA D

Vitamina D ështe ndër vitaminat e vetme që trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetvetiu. Burimi kryesor në prodhimin e vitaminës D janë rrezet e diellit. Vitamina D eshte e domosdoshme per rregullimin e nivelit te kalciumit dhe fosforit ne organizmin tonë, duke luajtur rol kyq në mbajtjen e strukturës normale të eshtrave. Ne kemi nevojë për vitaminë D në mënyrë që trupi ynë të absorbojë kalcium dhe fosfor nga dieta jonë e përditshme ushqimore. Këto minerale janë të rëndësishme për të mbajtur eshtrat, dhëmbët dhe muskujt e shëndetshëm. Tek fëmijët mungesa e vitaminës D mund të çojë në rake. Në të rriturit, kjo mund të çojë në osteomalacia, e cila shkakton dhimbje kockore dhe butësi te eshtrave.

Si mund ta marrim vitaminën D dhe cila është përiudha më e mirë vjetore për marrjen e saj ?

Mënyra më e mirë për ta marrur këtë vitaminë, eshte ekspozimi i trupit ne rrezet e diellit. Pra, ekspozimi i duarve, fytyrës, krahëve dhe këmbëve 2 deri 3 herë në javë, do të jetë e mjaftueshme që të përmbushim nevojat tona ndaj kësaj vitamine. Koha e ekspozimit ndryshon me moshën, llojin e lekurës, sezonen, kohën gjatë ditës etj.

Vetëm 6 ditë ekspozim rastësor në diell pa aplikuar ndonjë mbrojtës ndaj diellit, mund të mbulojë 49 ditë pa ekspozim ndaj diellit. Sasia e vitaminës D të cilën e kemi marrur gjatë përiudhes kohore me diell, ruhet në zonat dhjamore të organizmit dhe pastaj lirohet gradualisht kur nuk ka rreze dielli të mjaftueshme. Nga fundi i muajit mars / fillim të prillit deri në fund të shtatorit, shumica e njerëzve duhet të jenë në gjendje të marrin të gjithë vitaminën D që na nevojitet nga rrezet e diellit. Nuk paraqet asnjë rrezik nëse trupi ynë merr më shumë vitaminë D nga ekspozimi ndaj diellit. Trupi ynë nuk mund ta marrë vitaminën D nëse rrezet e diellit mendojmë t’i marrim nga hapsirat e mbyllura afër dritares, rrezet UVB nuk mund të depërtojnë përmes xhamit. Një tjetër burim i vitaminës D është shtesa dietike. Fëmijët nën moshën 6 muaj duhet të mbahen jashtë rrezet e diellit direkte. Për të siguruar që ata të fitojnë mjaft vitaminë D, foshnjat dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç duhet të marrin shtojcë të vitaminës D edhe nëse dalin në diell. Vitamina D është esenciale për eshtrat e shëndetshme si dhe për të kontrolluar sasinë e kalciumit në gjakun tonë. Është e rëndësishme në çdo fazë të jetës, por sidomos për foshnjat dhe adoleshentët që rriten me shpejtësi dhe për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse duhet të marrin 400 njësi në ditë. Nëse një nënë gjidhënese nuk merr shtesa të duhura të kësaj vitamine ose ka mungesë të njohur te vitaminës D, foshnja e saj duhet të fillojë marrjen e vitaminës D mënjëherë pas lindjes. Një foshnje e shëndetshme, e lindur nga një nënë që ka marrur shtesat e duhura, mund të presë deri në një muaj para se të fillojë te marrë vitaminë D. Doza e rekomanduar për foshnjat është 300 – 400 njësi në ditë. Një dozë prej 400 njësi në ditë është e përshtatshme për shumicën e fëmijëve. Shumica e fëmijëve nuk kanë nevojë për një vlerësim mjekësor ose një analizë gjaku. Duhet këshilluar fëmijët të kërkojnë vitaminën D nga dielli dhe ushqimet.

Ushqimet që sigurojnë vitaminën D

Ushqimet e pasura me vitaminë D janë: Peshku yndyror si: ton, skumbri dhe salmoni. Ushqime të fortifikuara me vitaminë D si disa produkte të qumështit, lëng portokalli, qumësht soje dhe drithëra. Mëlçi viçi, djathi, vezët dhe kërpudhat.

Përfitimet e vitaminës D

Marrja e vitaminës D në formë orale së bashku me shtesat e fosforit, është efektive për trajtimin e çrregullimeve të eshtrave tek njerëzit me nivele të ulëta të fosforit në gjak. Poashtu, marrja e kësaj vitamine është shumë efektive për rritjen e nivelit të kalciumit në gjak, tek njerëzit me nivele të ulëta të hormonit paratiroid. Marrja e vitaminës D është e domosdoshme te zbutja e eshtrave (osteomalacia), është shumë efektive tek zbutja e eshtrave të shkaktuara nga marrja e barnave për shkak të problemeve të mëlçisë. Përdoret për trajtimin e psoriazës në formë të kremave në lëkurë. Poashtu përdoret gjerësisht për trajtimin e osteodistrofisë renale te personsat me dështim të veshkave dhe tek sëmundja e rakitit (çrregllim i cili shkaktohet nga mungesa e vitaminës D, kalciumit dhe fosforit në gjak, duke quar në zbutjen e eshtrave dhe është e zakonshme tek fëmijët 6 deri 24 muajsh).

Cilat kategori janë më të rrezikuarat nga mungesa e vitaminës D ?

Njerëzit e moshuar janë në rrezik të lartë nga mungesa e vitaminës D, për arsye se kanë më pak mundësi të kalojnë kohë në diell, kanë shumë më pak receptorë në lëkurën e tyre për të kthyer rrezet e diellit në vitaminë D, nuk mund ta marrin vitaminën D në ushyeshmërinë e tyre sepse kanë vështirësi në thithjen dhe kthimin e saj në një formë të dobishme të saj, per shkak të problemit me veshka dhe terapisë që marrin

Dozimi

Për foshnjat e moshave 0-12 muaj, rekomandohet niveli i marrjes adekuate prej 400 IU në ditë;

  • 1-50 vjeç, 400 deri 800 IU në ditë;
  • Mbi 50 vjeç e lartë, 800 deri 1000 UI në ditë;
  • Gratë shtatzëna dhe gjidhënëse 600 IU në ditë.
  • Shumica e vitaminave përmbajnë vetëm 400 IU (10 mcg) vitaminë D.

Çfarë doze të vitaminës D duhet të marrim çdo ditë?

Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, pasiqë ne nuk mund ta dijmë sakt nëse shtesat e vitaminës D ( të cilat mirren përmes formave farmaceutike ) janë në të vërtetë të shëndetshme për ne apo jo. Ashtu si me të gjitha lëndët tjera ushqyese, gjithmonë është më mirë nëse mund t’i marrim ato në mënyrë natyrale sesa në një tabletë apo formë tjetër farmaceutike.

Çfarë mund të bëjmë që të sigurojmë sasinë e duhur të vitaminës D gjatë gjithë vitit ?

Rekomandohet të :

– Qëndroni çdo ditë nga 15 min në diell nga fundi i pranverës, verës dhe vjeshtës së hershme;
– Hani dy racione të një peshku yndyror çdo javë nga nëntori në mars;
– Vegjetarianët duhet të pijnë 3 gota qumësht (lopë, bajame, soje etj.) çdo ditë nga nëntori deri në mars (vitamina D e lëngshme absorbohet më mirë se forme tablete).
Nëse mund t’i ndjekim këto rekomandime të thjeshta, ne mund të gëzojmë të gjitha përfitimet shëndetësore të vitaminës D

A mund të përfundojmë duke marrë sasi shumë të madhe të vitaminës D?

Sigurisht, nese nivelet e vitamins D janë shumë të ulëta në bazë të rezultateve të nje analize gjaku, atëherë marrja e më shumë rrezeve te diellit, të ushqyerit me peshk yndyror apo marrja e vitaminës D në formë të tabletave, qon në rritjen e nivelit të saj. Sidoqoftë, ne patjetër duhet të sigurohemi që të mos marrim doza toksike të vitaminës D nëpërmes produkteve farmaceutike, pasiqë nivelet e larta të saj shkaktojnë gurë në veshka dhe dëmtime të përheshme të veshkave. Poashtu shumë shqetësuese është fibroza atriale e cila mund të qoj në sulm në zemër, demencë dhe insufieciencë të zemrës.

Cilat kategori duhet të marrin patjetër shtojcë të vitaminës D?

-Të gjitha foshnjat nga lindja deri në 1 vjeç (përfshirë foshnjat me gji dhe foshnjat e ushqyera me formulë );
-Të gjithë fëmijët e moshës 1 deri 4 vjeç;
– Njerëzit të cilët nuk janë shpesh të ekspozuar ndaj diellit;
Të gjithë personat mbi moshën 5 vjeçare (duke përfshirë gratë shtatzëna dhe gjjidhenese) këshillohen të marrin në konsideratë marrjen e një shtojce ditore që përmban 10 mikrogramë (μg) apo 400 IU të vitaminës D. Por, personat mbi 5 vjeç do të fitojnë vitaminë D në sasi të mjaftueshme nga rrezet e diellit në verë (në fund të marsit / fillim të prillit deri në fund të shtatorit), kështuqë iu mjafton ajo sasi e marrë nga rrezet e diellit.

Si ta marrim vitaminën D gjatë përiudhes së dimrit ?

Gjatë këtyre muajve, ne mbështetemi në marrjen e vitaminës D nga burimet ushqimore (duke përfshirë ushqimet e fortifikuara) dhe nga suplementet. Burimet me te mira ushqimore të vitaminës D përfshijnë peshk yndyror si: salmoni, sidomos salmoni i egër, toni, skumbri, kërpudha, vezët dhe ushqime të fortifikuara të vitaminës D si qumështi I fortifikuar (lope, soje, bajame ose qumësht kokosi).

A mirret vitamina D pëmes syve ?

Syri është organi i vetëm i madh përveç lëkurës, që është i ekspozuar drejtpërdrejtë në dritën e diellit. Ekzistojnë përqendrime të matura të vitaminës D në lengun lotsjellës, duke rritur përqendrimin e kësaj vitamine, qelizat korneale përmes një enzime të caktuar kthejnë rrezet UVB në vitaminë D.

Shenjat dhe simptomat e mungesës së vitaminës D

Ndryshe nga vitaminat tjera, vitamina D funksionon si një hormon, dhe çdo qelizë e vetme në trupin tuaj ka një receptor për të. Mungesa e vitaminës D është shumë e zakonshme. Është vlerësuar se rreth 1 miliardë njerëz në mbarë botën kanë nivele të ulëta të vitaminës D në gjak. Simptomat janë
Dhimbje e eshtrave dhe dobësi e muskujve, megjithatë për shumicën e njerëzve simptomat e mungesës së vitaminës D janë shumë delikate.
Nivelet e ulëta të vitaminës D në gjak janë të shoqëruara me
Rritje të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare;
Astma e rëndë tek fëmijët me sëmundje malinje
Vitamina D luan rol të në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme duke përfshirë diabetin tip 1 dhe tip 2, hipertensionin, intoleranën e glukozës dhe sklerozen multiple.

Cilët persona janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D ?

Këtu janë 7 faktorë të përbashkët të rrezikut për mungesën e vitaminës D:

– Personat me ngjyrë më të errët të lekurës;
– Personat e moshuar;
– Personat mbipeshë dhe obezët;
– Personat që nuk e konsumojnë peshkun dhe produktet e qumështit;
– Personat që qëndrojnë më shumë në hapsira të mbyllurra dhe ata që kanë trupin më të mbuluar me rroba gjatë gjithë periudhës së vitit;
– Personat që jetojnë larg nga ekuatori ku ka pak diell gjatë gjithë vitit. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se kanë mungesë të kësaj vitamine, pasi simptomat janë përgjithësisht delikate. Ju nuk mund ta kuptoni lehtë mungesën e saj edhe nëse keni një efekt të rëndësishëm negativ në cilësinë e jetës suaj.

Efektet anësore

Efektet anësore të suplementeve e sidomos të vitaminave për shumicën e popullit tonë thuajse nuk ekzistojne fare, lëre që fare nuk pyesin për to, por edhe nuk kanë durim të dëgjojnë për ndonjë efekt anësor të tyre, madje thonë se vitaminat nuk kanë efekte anësore, çka totalisht ështe mendim i gabuar dhe bart në vete rrezik. Më poshtë do të cekim disa nga efektet anësore të vitaminës D, të cilat perfshijnë :
Lodhje, përgjumje, dobësi, dhimbje koke, humbje oreksi, goje të thatë, shije metalike, vjellje etj. Marrja e vitaminës D në doza më të larta se 4000IU është totalisht e pasigurt dhe mund të shkaktojë nivele tejet të larta të kalciumit në gjak. Megjithatë, shpesherë dozat tejet të larta mund të përdoren për trajtimin afatshkurtër të mungesës së vitaminës D, por ky lloj trajtimi duhet të bëhet totalisht nën mbikqyrjen e mjekut dhe të matet kohë pas kohe niveli i kësaj vitamine në organizëm në mënyrë që të mos vijë deri tek mbidozimi.

Ndërveprimet me barna

Alumini (gjendet në shumicën e barnave antacide) ndërvepron me vitaminën D, në rast se mirren së bashku, vitamina D e rritë absorbimin e tij në organizëm, duke perkeqësuar gjendjen e personave me sëmundje të veshkave, prandaj vitamina D duhet të mirret 2 orë ose 4 orë pas antacideve. Calcipotriene (bar që perdoret për të trajtuar psoriazen ) ndërvepron me vitaminë D, duke rritur nivelin e saj në organizëm, andaj duhet shmangur marrjen e saj me vitaminë D. Digoxin (bar që përdoret për të trajtuar aritminë dhe probleme tjera me zemër) ndërvepron me vitaminë D, pasiqë vitamina D rritë nivelin e kalciumit në zemër, fuqizon efektet e digoxines duke quar në rrahje të çrregullta të zemrës. Diltiazem (bar që trajton sëmundjet e zemrës) marrja e vitaminës D e ulë efektivitetin e diltiazemit. Verapamil (bar qe trajton sëmundjet e zemrës ) ndërvepron me vitaminë D. Hidroklortiazidi, Indapamidi kur mirren me vitaminë D shkaktojnë rritje të madhe të kalciumit në organizëm, duke shkaktuar probleme të mëdha me veshka. Kujdes të shtuar duhet të kenë : Shtatzania dhe gjidhënia Vitamina D është e sigurtë gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies kur përdoret në sasi ditore nën 4000 IU Përdorimi i doza më të larta mund të shkaktojë dëme serioze për foshnjën. Marrja e vitaminës D përkeqëson gjendjen shëndetësore tek personat me sëmundje të veshkave, duke shkaktuar rritjen e niveleve të kalciumit në gjak. Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit tek njerëzit me hiperparatiroidizem. Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit tek njerëzit me limfomë. Kjo mund të çojë në gurë në veshka dhe probleme të tjera.
Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit tek njerëzit me tuberkuloz, duke rezultuar me nderlikime të mëdha dhe gurë në veshka.
Andaj, marrja e vitaminës duhet të bëhet pas realizimit të analizave përkatëse dhe konsultës me mjekun. /Familjadheshendeti.com