Nga Blerta Kryeziu – Kimiste
Në fundjavë derisa bëjmë listën e blerjes për gjërat e nevojshme shohim se një pjesë bukur të madhe të listës e zënë detergjentet, zbutësit e rrobave, sprej aromatizues për banjo, WC, pastruesit e dyshemesë, kimikatet e ndryshme për pastrimin e banjos, etj etj. të cilët përmbajë aroma të ndryshme të luleve sintetike e që me këto aroma e mbushim trupim, rrobat, dyshemenë, ajrin dhe gjithçka që na rrethon.
Ne jetojmë në një shoqëri të orientuar drejt konsumit, që na shtyn të blejmë produkte për të cilat nuk kemi nevojë, shumica e të cilave janë të mbushura me kimikate të rrezikshme. Shumë prej këtyre produkteve janë të zbukuruara me etiketa shumëngjyrëshe me të cilat konsumatori joshet të besojë se produktet në fjalë janë natyrale, të sigurta për fëmijët apo të përgatitura me produkte natyrale dhe organike.
Nga po na vjen ky kancer me një hov kaq të madh?
Në këtë temë përparësi do tu japim zbutësve të rrobave meqenëse është pikë më delikate që i prek edhe të vegjëlit tanë, ndërsa për pastruesit e amvistis do të flasim në ditët në vijim.
Nëse shtojmë në lavatriçe zbutës jo vetëm që do të zbuten rrobat por do të marrin edhe një aromë shumë të mirë. Aroma me super ere lule e këtyre zbutësve, është vetëm një koktej kimikatesh. Paramendoni sa prej nesh kemi futur hundën tek zbutësit në qendër tregtare për të nuhatur dhe zgjedhur zbutësin me erë më të këndshme! Por në realitet qfarë përmban një zbutës aromatizues i rrobave?
Zbutësit e rrobave përmbajnë kimikate dhe aroma që shkaktojnë irritime të lëkurës dhe traktit respirator. Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjente që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme. Toksina në përqëndrimin më të madh është phthalate. Phthalates janë substanca kimike me përbërës sintetikë, kancerogjene dhe lidhen me problemet e riprodhimit (si tek meshkujt edhe tek femrat).
Si ti zbusim rrobat në një mënyrë më të shëndetshme?
Zëvendësoni zbutësit komercialë me uthullën e bardhë të distiluar (uthull molle). Uthulla vepron si një zbutës natyral i rrobave pa lënë asnjë shenjë nga pas. Shtoni gjysmë kupe uthull në shpëlarjen e fundit (aq sa keni vendos zbutës).
Acidi në uthullën e bardhë heq çdo mbetje të sapunit apo detergjentit që mund të ketë ngecur në rroba, peshqirë, batanije apo çarçafë. Kjo mbetje e detergjentve mund të irritojnë lëkurat e ndjeshme, sidomos tek bebet dhe fëmijët e vegjël.
Pra mos e harroni uthullën në fund. Nëse doni rrobat ti bëni me aromë të mirë atëherë përgatisni ketë tretësirë: në një gotë uthull të bardhë shtoni disa pika vaj esencial çfarëdo që keni levando, rozmarinë, trëndafil apo erë mente në procesin e shpëlarjes në vendin ku vendosni zbutësin./FamiljadheShëndeti