Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës

Prindër të dashur, pasi që kohët e fundit është në rritje numri i fëmijëve të prekur më sëmundjen e quajtur duar, këmb dhe gojë (nga gjuha angleze: HFM disease), po ndajmë me ju disa informacione të rëndësishme për këtë sëmundje.

  - Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës (HFMD ~ hand, foot, mouth disease) është një sëmundje infektive me natyrë virale. Shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes janë virusët që i takojnë familjës Enterovirus, më saktësisht Coxsackievirus A16.
  - Sëmundja dorë, këmbë dhe gojë prek kryesisht fëmijët nën 10 vjeç, më shpesh ata nën 5 vjeç.  Fëmijët në qendrat e kujdesit për fëmijë (siq janë kopshtet) janë më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundje, sepse infeksioni përhapet nga kontakti person me person. 
  - Sëmundja ka tendencë të përhapet më shumë në verë dhe në vjeshtë.

  - Transmetimi i sëmundjës HFM bëhët më:

• pështymë
• gjatë kollitjes ose teshtitjes
• kontaktit, si puthja, përqafimi, ndarja e përbashkët e enëve ushqyese (pjatave, lugëve) ose përmes lodrave.
• kontakti me jashtëqitjen (gjatë procedurës së ndërrimit të pelenës ose pampersit).
– Shumica e fëmijëve kanë simptoma të lehta për 7 deri në 10 ditë.
– Shenjat dhe simptomat zakonisht shfaqen 3-6 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
– Në mënyrë tipike fillon me ethe dhe ndjesi jo të mirë në përgjithësi. Një ose dy ditë më vonë pasohet nga:
• dhëmbje të fytit,
• njolla të sheshta të zbardhura ose gunga (puqra me përmbajtje të lëngshme) që mund të shfaqen në duar, këmbë dhe gojë dhe herë pas here edhe në ije.
• vështirësi në gëlltitje
• hipersalivacion (rritje e tajimit të pështymës e percjellur me jargë nga goja.
• humbje oreksi
• lodhje
• fëmiu është i shqetsuar
– Komplikimet mund të përfshijnë:
• dehidrimin e fëmiut (humbjen e lëngjëve) për shkak të tajimit të tepërt të pështymës dhe veshirësisë në marrjen së lëngjëve nga jashtë.
• inflamacion të membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore (meningjit)
inflamacion të trurit (encefalit)
• inflamim të muskulit të zemrës (miokardit)

  Fëmijët zakonisht zhvillojnë imunitet ndaj sëmundjes HFM duke ndërtuar antitrupa pas ekspozimit ndaj virusit që shkakton sëmundjen.  Megjithatë, është e mundur që edhe adoleshentët dhe të rriturit të marrin sëmundjen.

  - Trajtimi i sëmundjes HFM (duar, këmb dhe gojë):
  - Nuk ka mjekim specifik apo vaksinë për sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës (HFM disease).  Për arsye se shkaktari është me natyrë virale, përdorimi i antibiotikëve është i panevojshëm. 
  - Zakonisht barërat që mund të përdoren në trajtimin e kësaj sëmundje janë  barëra simptomatike, si:

• lehtësues dhimbjesh ibuprofen, acetaminofen (paracetamol) ose sprej për mpirje të gojës.
• trajtim me kompresa të ftohta.
• shmangni pastrimin e gojës me NaHCO3 (sode e bukës) ngase mund të irritojnë plagët.
• përdorni losion kundër kruajtjes, si psh. kalamina.
❌mos përdorni aspirinë, sepse mund të shkaktojë sëmundje serioze tek fëmijët.

  - Hapat që duhet ndërmarrë për të ulur mundësinë e infeksionit:

• pastroni duart me kujdes, veçanërisht pasi të keni ndërruar pelenën ose të keni fshirë hundën e fëmiut.
• ndihmoni fëmiun t’i mbajë duart e pastërta.
• mësoni fëmijët se si t’a mbulojnë gojën dhe hundën kur teshtijnë ose kolliten.
• pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe sendet e përbashkëta si lodrat dhe dorezat e dyerve.
• mos e përqafoni apo puthni fëmiun që ka sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës.
• mos ndani gota ose vegla me ta.
• mos e dërgoni fëmiun tuaj në shkollë ose në kopsht deri sa simptomat të zhduken.

Dr. Mentor Shala Pediatër
Ordinanca pediatrike Kinder

familjeeshendoshe