Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog
Çfare janë?
Termi “Sëmundje reumatike” mbulon një grup të madh sëmundjesh. Këto karakterizohen nga shkaqe dhe simptoma të ndryshme, por kanë dy karakteristika të përbashkëta: dhimbje kronike dhe kufizim të funksionit të aparatit lokomotor.
Artriti dhe sëmundjet e tjera reumatike mund të shkaktojnë inflamacion (skuqje, ënjtje dhe dhimbje), të ndryshime në nyje dhe dhimbje në strukturat përreth tyre. Ato gjithashtu mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme jetësore. Në fakt, ka më shumë se 100 gjendje (sëmundje) reumatike të ndryshme, ku nder me të rëndësishmet mund të përfshihen: por jo të kufizuar në: artriti reumaoid; artriti juvenil; artriti psoriatik; sëmundja Bechterew; artriti infelcioz (infekcioni i kavitetit te nyjes); inflamacioni i myjeve i shoqeruar me sëmundje kronike të zorrëve (sëmundja Crohn dhe koliti ulqeroz); sëmundjet inflamatore të indit lidhor; sëmundjet reumatike të indit lidhor; sëmundjet metabolike me komplikime reumatologjike; sëmundjet degjenerative dhe qrregullimet e shkaktuara nga to… dhe shume te tjera…
Ndërsa simptomat mund të ndryshojnë, si rregull, këto gjendje (sënundje) synojnë përfshirjen e sistemit muskuloskeletal, duke përfshirë kockat, nyjet, muskujt dhe tendinet që kontribuojnë në funksion dhe levizje. Disa individ gjithashtu mund të kenë përfshirje të organeve të brendshme ose edhe më shumë se një nga këto sëmundje në të njëjtën kohë.
Prandaj, mund të duhet kohë për mjekun tuaj në kujdesin primarë, reumatologun ose ndonjë profesionist tjetër shëndetësor për të përcaktuar diagnozën tuaj të saktë dhe trajtimin më të mirë për ju.
Pjesëmarrja juaj në këtë përpjekje dhe durimi juaj – do të japë një kontribut të konsiderueshëm për një diagnozë të sakt dhe trajtim të suksesshëm dhe gjithashtu do ndikojë në cilësin e jetesës tuaj. /Familjadheshendeti.com