Një djalë 6 vjeçar kishte dalë për të shëtitur në treg me motrën e tij të vogël. Papritmas, ai kuptoi se motra e tij kishte ngelur prapa, prandaj u ndal dhe shikoi prapa. Motra e tij po qëndronte para një dyqani lodrash, duke shikuar diçka me shumë interes. Djali u kthye tek ajo dhe pyeti: “A dëshiron diçka?”. Motra e tij bëri me gisht në drejtim të një kukulle të bukur. Djali e kapi atë për dore si një vëlla përgjegjës dhe e çoi brenda në dyqan. Ky rol udhëheqës i këtij vëllai i la shumë përshtypje tregtarit. Djali solli kukullën në banak dhe me shumë vetëbesim pyeti “Sa kushton kjo kukull, zotëri?”
“Epo, çfarë mund të paguani?”, pyeti tregtari.
Djali nxori ca para të imta nga xhepi i tij. Gjithçka që kishte. Pronari i dyqanit numëroi të gjitha të hollat. Shuma nuk ishte as përafërsisht e mjaftueshme për të mbuluar koston e kukullës.
“A është e mjaftueshme?” pyeti djali.
Pronari i dyqanit buzëqeshi. “Është më shumë se e mjaftueshme.” Ai madje i ktheu disa cent djalit.
Djali buzëqeshi si triumfues. Pronari i dyqanit e paketoi kukullën, dhe fëmijët vazhduan rrugën e tyre.
Një nga punëtorët e dyqanit e kishte përcjellë gjatë gjithë kohës transaksionin me një habi të madhe.
Ajo e pyeti shefin e saj, “Zotëri, përse i dhatë një kukull kaq të kushtueshme atyre fëmijëve vetëm për një shumë të vogël të hollash?”
“Epo,” u përgjigj tregtari, “për ne është një shumë e vogël të hollash. Por për atë djalë dhe motrën e tij, kjo është gjithçka, dhe në moshën e tyre, ata nuk e kuptojnë se çfarë është paraja. Jo derisa ata të rriten. Dhe kur ju kujtohet se blenë një kukull me një shumë të vogël parash, ata do të më kujtojnë mua dhe do të kuptojnë se ka njerëz të mirë në këtë botë. Ata do të krijojnë një qëndrim pozitiv dhe do të jenë të motivuar për të bërë mirë.”
Morali i stories: Mënyra se si e shihni botën do të ketë ndikim në vetë botën.
Nëse bëni mirë, mirësia do të përhapet. Nëse bëni keq, e keqja do të përhapet.
Përhapni dashuri, jo urrejtje!
Përshtati: Jeton Zenuni /Familjadheshendeti