Nga Eliza Bublaku – Psikologe organizative
Keto udhezime janë tejet te nevojshme se si te sillemi me femijet qe kanë prinderit te divorcuar.
Ky shkrim eshte marrur nga libri Psikologji Edukimi-Anita W, dhe me pelqeu ta ndaj me ju e me vecanti me mesimdhenesit,duke qene e bindur se nuk i mungon kjo pergatitje profesionale.
Vini re ndryshimet e papritura ne sjellje,qe jane tregues per problemet ne familje.
Femiju ndjene dhimbje te perseritura si kokedhimbje,dhimbje barku,shtim apo renje e shpejte ne peshe,lodhje apo energji te tepert.
Tregoni kujdes per shenjat e stresit emocional,si mungese e humorit,shperthime nervozizmi,veshtersi ne perqendrim dhe mungese vemendjeje.
Flisni vecmas me nxenesit per ndryshimet qe vini re dhe kjo ju ndihmon te kuptoni per shkaqet e stresit.
Degjoni me vemendje nxenesit,ndoshta ju kane vetem juve të flasin per problemin e tyre.
Lereni qe ta zgjedhin kohen per bisede.
Perdorni “familjet tuaja” dhe jo “nenat dhe baballaret tuaj” kur flisni para gjithe klases,ose “kerkojini babait t’ju ndihmoje“.
Ndihmojeni nxenesit ta ruajne respektin per veten.
Shembuj
Levdojeni kur punojne mire
Siguroheni qe nxenesi e ka kuptuar detyren
Nxenesi mund të jete i inatosur me prinderit dhe nxjerre inatin me mesuesit.
Perdorni mundesite qe ka shkolla.
Per nxenesit qe duken se kane nevoje per ndihme,flisni me psikologun e shkolles.
Mbajeni parasysh se te dy prinderit kane te drejte te informohen per femijet e tyre
Shembuj
Kur prinderit kane kujdestari te perbashket,te dy kane te drejten e informimit dhe duhet te marrin pjese ne takimet mesues-prinder.
Prindi qe ka humbur kujdestarine, mund te kete interes lidhur me perparimin e femijes ne shkolle,Keshillohuni me drejtorin e shkolles per ligjet qe trajtojne te drejtat e prindit jokujdestar./Familjadheshendeti.com