Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
A e dini se bimët jeshile që konsumojmë çdo ditë janë plot me kimikate?!
Fatkeqësisht nuk po e ekzagjerojmë.
Pemët dhe perimet që i blejmë nëpër super markete jo të gjitha janë të rritura pa pesticide dhe janë të pa spërkatura.
Por çfarë do të thotë kjo, se s’duhet të hamë asnjë mollë e frut tjetër ?
Keni dy zgjidhje, ose të blini ushqime organike të çertifikuara, ose të mësoni disa truke të vogla se si t’i hiqni këto kimikate nga frutat dhe perimet tuaja.
Me pemët dhe perimet e importuara nga jashtë vendit duhet të bëni shumë kujdes kur t’i konsumoni, pasi përmbajnë një numër mbetjesh të pesticideve, krahasuar me ato produkte qe rriten brenda vendit nga bujqit.
Ndërkohë që frutat dhe perimet më të pastra që arrijnë të krijojnë një barrierë ndaj pesticideve përfshijnë avokadon, misrin e ëmbël , ananasin
, lakrën , qepën, asparagun, mangon, kivin, patëlxhanin dhe patatet e ëmbla.
Avokadot janë ndër më të pastrat, me vetëm 1% që përmbajnë pesticide.
Disa truke si t’i bëni frutat dhe perimet të sigurta për konsum
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lirë për t’i larguar ato kimikate.
Tresni uthull të bardhë në ujë dhe me të, shpëlani produktet. Zhytni frutat dhe perimet në një enë, ku të ketë 10% uthull dhe 90% ujë për 15 deri në 20 minuta. Pasi t’i hiqni do të vini re se uji i mbetur në enë është i ndotur madje mund të përmbajë dhe një pjesë veshtullore. Më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe shijoni ushqimin tuaj të freskët. Kjo metodë nuk këshillohet të përdoret në fruta delikate, si manaferrat, pasi kanë një lëkurë me pore dhe mund të thithin shumë uthull. Ndërkohë që me disa lloje të tjera frutash, mund të ngelet pak aroma e uthullës. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe lëng limoni.
Uji me kripë është një zgjidhje tjetër për t’i larë frutat dhe perimet.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të hequr pjesën më të madhe të pesticideve që ndodhen në sipërfaqe të produktit.
Sodë bikarboni është një metodë tjetër.
Vendosini perimet në një enë me ujë dhe hidhni tre deri në katër lugë me sodë bikarboni. Lërini për disa minuta dhe më pas shpëlajini mirë në ujë të bollshëm.
Nëse bëhet siç duhet, larja me ujë të ftohtë është në gjendje të heqë 70% deri në 80% të pesticideve.
Është e rëndësishme që të investoni pak nga koha juaj në pregatitjen e ushqimit tuaj, nëse nuk do doni të përfundoni duke konsumuar një porcion me toksina me vaktin tuaj. Dhe kështu mbroni shëndetin tuaj dhe të familjes./Familjadheshendeti.com