🚥 Sindroma e tunelit karpal prek ndërmjet 3-6% të të rriturve. Zakonisht zhvillohet ndërmjet moshës 45 dhe 64 vjeç dhe prevalenca rritet me moshën. Mund të shfaqet në njërin ose të dy kyçet e dorës. Është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt.
⚠️ Pa trajtim, sindroma e tunelit karpal mund të ketë një ndikim negativ në cilësinë e jetës së një personi. Përfundimisht, nervi median mund të dëmtohet rëndë dhe mund të ketë mpirje të përhershme në gishta dhe dobësi të përhershme në muskujt që janë të inervuar nga ky nerv!
🎯 Qëllimi kryesor i trajtimit është të zvogëloj ose eliminoj dëmtimin e përsëritur të nervit median. Në disa raste, sindroma e tunelit karpal mund të trajtohet me imobilizimin e kyçit të dorës në një splint për të minimizuar ose ndaluar presionin mbi nervin. Nëse kjo nuk funksionon, disa pacientë mund të përfitojnë nga medikamentet anti-inflamatore ose injeksioni i mundshëm i steroideve në kyçin e dorës për të reduktuar ënjtjen.
Me respekt,
Dr. Besim Ajet Demolli
Mjek reumatolog