SJELLJA E MIRË EKOLOGJIKE NË VENDET PUBLIKE

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekolgjisë

Vendet publike si: rruga, parku, spitali, shtëpia e shëndetit, sheshi, marketi, posta, stacioni i autobusit, trenit, shkolla, fakulteti, pyjet, lumejntë, liqenet, objektet historke etj etj. Janë pronë e të gjithëve andaj te sillemi si e kemi obligim duke tregu sjellje ekologjike dhe kulturë te lartë.
Te gjitha këto vende te përmendura më lartë janë vendet me te frekuentuara nga njerzit e të gjitha moshave.
Në këto vende edhe pse nuk jemi pronarë, duhet ti ruajmë si të tilla sepse këto vende janë në sherbim tonin, andaj te sillemi me përgjegjësi te plotë, nuk duhet të bërtasim, të fishkëllojmë, pështy, hedhur mbeturina.
Në rrugë te respektojmë trafikun rrugorë duke mos dëmtuar shenjat, mbuluar me shkarravina ose gervishur.
Të ecim në trotuare te ndihmojnë: personat me aftësi te veçanta, te moshurait, nënat me fëmi, te mos shtyjmë ose vrapuar për te penguar te tjeret.
Te mos dëmtojmë llambat elektrike, aparatet telefonike, te mos hedhim në asnjë mënyrë mbeturina.

Sjellja e mirë ekologjike në parqe


Parqet janë ekosisteme artificiale të krijuara nga njeriu, te formuara për nevojat e qytetarëve prandaj quhen mushkëritë e qytetit.
Qëllimi i rritjes se sipërfaqeve te gjelbëruara me drunjë, shkurre dhe lule dekoruese është se ato rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dioksidin e karbonit, thithin pluhurin, krijojnë freski dhe izolojnë zhurmën.
Gjatë shetitjës në park nuk duhet shkelur barin pa nevojë, këputur lulet, shkurret dhe drunjet te thehen degët ose te demtohën në forma te ndryshme.
Në parqe ku ka burime uji, fontana mos i dëmtoni, mos hargjoni ujë pa nevojë ose te hedhni mbeturina. Mos trembeni shpendet në park ose dëmtoni (shkatrroni) foletë, te tregojmë respekt për te moshuarit, personat në nevojë, nënat me fmi të kenë përparësi.

Sjellja e mirë ekologjike në stacion te autobusit dhe trenit

Kudo që jemi duhet të tregojmë sjellje ekologjike te duhur dhe edukatë te lartë në stacionin e autobusëve, trenit. Gjatë pritjes në stacione mos te hedhim biletën, letra ose gjëra ushqimore (fara, mbeturina te cigareve, çamçakeza).
Në autobus, tren te presim radhën, mos te shtyjmë, mos te bërtasim te leshojmë muzikë sepse mundem ta pengojmë dikë. Mos te dëmtojmë ulset, te grisim ose te vizatojm dhe në asnjë mënyrë mos te hedhim mbeturina.

Sjellja e mirë ekologjike në shtëpi shendeti dhe spital

Te shkojmë në shtëpi shëndeti ose spital është nevojë e jona te sillemi ashtu si na ka hije duke mos penguar ose dëmtuar dikë ose diçka.
Te presim radhën, te jepim përparësi te moshuarit, pacienteve që janë në gjëndje shëndetësore me te rëndë. Mos te bërtasim, t’i respektojmë proceduat administative, mos te hudhim receptin, letra ose gjëra te tjera, gjatë pritjes mos te dëmtojmë ulset, toaletet, në asnjë mënyrë mos te hudhim mbeturina.

Është jo njerzore mosrespektimi i fqinjit duke i shkaktur zhurmë, hedh mbeturiat ose shkru në mure.
Ju lutem mos hedhmi mbeturina në vendet publike shishe qelqi, shishe plastike, kanaqe, letera, qese, gazeta, mbeturina pemesh, perime e gjëra të tjera ushqimore sepse këto mbeturina me kalimin e kohës do te kalbëzohen dhe do te jenë vatra infeksioni për përhapjen e sëmundjeve te ndryshme. /Familjadheshendeti.com