S’mundesh me e pa bukurinë e hanës, pa e pa bukurinë tande!

Hanë

Du me i thy tabutë e shoqnisë! Besa edhe rrethit të familjes.. tabutë se mu kujdes për veten, për emocionet tona, për shëndetin tonë emocional është të jesh vetjake e egoiste!

Pa m’thuj Hanë, qysh mundem me ta dashtë rrezatimin tand çdo natë që e ban, nëse nuk i du rrezet e mia të optimizmit që çdo ditë depërtojnë tek të tjerët? Hajde të flasim

Hanë! Ka kohë që ne të dyja bisedë të thellë s’kemi ba. Se kemi qenë tu ndriqu për tjertë, e s’kemi pasë kohë. Hanë, vjen një kohë që rritesh, pjekesh e sheh në vete që lumturia nuk asht në gjana të mëdhaja, e lumturia qëndron tek mendimi yt për me pranu veten ashtu siç je, me u perballë ti me mendimin e krijuem qe e ke ba prej kohësh.

Hanë, edhe ti i ki ato ditët që thehesh në dysh, nuk je gjithmonë e njejtë, e gjen forcën e prapë bahesh e plotë! Brenda teje gjenë pasuritë që njerëzimi hala s’i ka pa me sy, ato aty gjthë janë kanë, por ti s’ke gjetë rrugë me mrri tek to. A ja vlen me i krahasu pasuritë e brendshme me ato të jashtme, kur sot mund të jenë vlera e nesër antivlera, se shoqnia nuk i percakton vlerat saktë. Mos lejo të tjerët më të thanë se ti nuk vlen, kur ti e njeh vetën tande ma mirë.

Autore: Gjenetë Ujkani