Shkruan: Doruntinë F. Ferati
Për ata që t’dojnë edhe atëhere kur ti sje i gatshem më dashtë vetën
Ata që dhane dhe vazhdojnë të japin gjithçka nga vetja e tyre për ty
Ata që e ndjejnë dhimbjen tande edhe po ken mija kilometra largë
Ata që te zgjasin doren edhe atehere kur me se paku e meriton
Ata që nuk lodhen prej teje edhe pasi ti je lodh vet prej vëprimeve tua
Për ata që lumturine tande e vëndosin gjithmonë të parën
Ata që gjithmonë janë drita jote, edhe kur ti gjindesh në errësiren ma t’madhe
Ata që vazhdojnë të jene dielli edhe kur ti ndodhesh në mes stuhish e rrufesh
Ata që i rëndove më fjalë e prapë vazhdun me t’ngrohë më përqafime
Për ata që hapen t’gjitha dyert për ty, edhe atëhere kur ti nuk e mëritove as edhe një
Ata që të mbështetën, përkrahen e qëndrun pranë teje kur ti realizove andrrat tua
Ata që më këshillat e tyre u mundun gjithmonë me t’mbajtë n’rrugë t’duhur
Për ata që gjithmonë duan me t’pa lartë e ma lartë
Fol, sot, për ata!
Bane ni punë t’mirë e ne t’ndihen krenar më ty!
Ti, djalë i tyne
Edhe ti, vajza tyne
Shko ashtu siç t’kanë msu
E vepro ashtu siç t’kanë kshillu deri dje
Sakrifiko gjithçka koftë nevoja, se ja vlenë
Ashtu siç ata dhanë shpirtin e tyre që ti nji dite me kanë e lumtur
Jipe sot, ti shpirtin tand, për lumturine e tyne!
Për dashurinë që nuk mbaron asnjiherë!
Për prinderit e tu!