Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Spinaqi është i disponueshëm gjatë gjithë vitit, por sezoni e tyre fillon në fund të muajit gusht dhe vazhdon deri në muajin prill.
Cilat elemente kimike i përmban spinaqi?
Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese. Ai nuk përmban vetëm hekur, ai përmban edhe proteina gjithashtu.
Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K. Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.
Ka disa arsye pse spinaqi arrin të prodhojë rezultate të tilla.
E para është se është i pasur me hekur, i cili luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, që ndihmojnë në transportin e oksigjenit në trup. Spinaqi është gjithashtu një burim i shkëlqyer me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C dhe acid folik, përveçse është një burim shumë i mirë me manganez, magnezium, hekur dhe vitaminë B2.
Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me vitaminë K, përveç spinaqit.
Një porcion me 100 gram spinaq ka 23 kalori, 3 gr proteina, 0 gr yndyrna, 4 gr karbohidrate dhe 2 gr fibër.
Ngjyra e errët jeshile e gjetheve të spinaqit tregon se ato përmbajnë nivele të larta të klorofilit dhe karatenoidet që promovojnë shëndetin e mirë (beta karoten, lutein dhe zeaxanthin). Këto fito kimikate kanë aftësi anti inflamatore dhe anti-kancerogjene dhe janë veçanërisht të rëndësishme për një shikim të mirë.
Është shumë e rëndësishme të theksohet se ka dy forma të hekurit në ushqime: ‘hekuri haem’ dhe ‘hekuri jo haem’. Hekuri haem gjendet në produktet shtazore dhe është forma që ka përmbajtjet më të larta të hekurit, ndërkohë që hekuri jo haem gjendet në produktet bimore (siç është dhe spinaqi).
Njerëzit që vuajnë nga problemet e anemisë dhe gratë shtatzëna inkurajohen që t’i përfshijnë gjethet e gjelbra në dietën e tyre për ta pasur atë sa më të balancuar./Familjadheshendeti.com