Nga Dr. Gëzim Berisha – Kardiolog
(Infarkti akut i miokardit)
Definicioni!
Infarkti akut i miokardit është një term shkencor për slumin në zemër. Kjo është sëmundje e rrezikshme për jeten dhe potencionalisht vdekjeprurëse. Ndodh atëherë kur qarkullimi i gjakut në njërën nga arteriet e zemrës papritmas ndërpritet (mbylla e arteries) që për pasojë pjesa e muskulit të zemrës që normalisht furnizohet nga arteria e bllokuar do të dëmtohet rëndë.
Cilët janë simptomat e sulmit në zemër (IAM)?
Mund të jenë të shumta dhe të ndryshme simptomat klinike që alarmojnë për këtë sëmundje. Por nëse një ditë papritmas keni njërën ose disa nga simptomat e mëposhtmë duhet të kërkoni urgjentisht ndihmën e mjekut sepse tash mund të jeni duke vuajtur nga infarkti akut i miokardit apo sulmi në zemër:
- Dhimbja e fort e gjoksit që ka karakterit kryesisht shtypës, shtrëngues apo djegës
- Frymëzënje e papritur
- Djerësitje e ftoft
- Vjellje apo mundim për vjellje
- Dhimbje e nofulles dhe duareve
Kush janë të rrezikuar të preken nga sulmi në zemër (IAM)?
Cdo kush mund të preket nga kjo sëmundje e rëndë. Por më të rrezikuar janë ata që tashmë janë diagnostikuar me shtypje të lart të gjakut, yndyrna të larta në gjak, me diabetin mellit tip 2 (sëmundjen e sheqerit), duhangjinjët, personat obezë, personat me histori familjare pozitive etj.
Si trajtojet sulmi në zemër (IAM)
Duke qenë se kemi të bëjmë me një sëmundje të rëndë trajtimi duhet të jetë i shpejt sepse për cdo vonesë pjesë e muskulit të zemrës dëmtohet.
Trajtimi modern konsiston në kombinimin e trajtimit medikamentoz (me barna) dhe invaziv që konsiton në koronarografi dhe pastaj hapjen dhe stenimin e arteries së bllokuar dhe rivendosjen e qarkullimit të gjakut. /Familjadheshendeti.com