Të qaj kur në fundin e larëses për enë shikoj edhe cepin më të vogël ta mbush me enë, për të mos larë me dorë, derisa ti shkoje te bunari për të mbushur ujë nëpër borë e shi.
Kur bëj bukën, të paramendoj hjekat si ke gatuar bukë çdo ditë për gjith familjen.
Kur më qajnë fëmijët, më kujtohesh si i ke lënë në shtëpi fëmijët e tu e ke shkuar në fushë, madje kam dëgjuar se shpesh herë të është dashur ta marrësh me vete foshnjën në pikën e nxehtit.
Bile bile, sa e sa herë të ka shkuar burri në kurbet, ndërsa ti u ke qëndruar gjithë antarëve të familjes së tij në këmbë!
Shumë ka për t’u thënë moj nënë. E rrallë herë je lavdëruar për sa punë që ke bërë, sepse kishin pas thënë burrat: “Kam marr rob për shpi”.
Ndaj ty nënë, ta qaj çdo rrudhë në ballë!
Emine Bajrami