Të jesh i/e shëndetshme është gjithçka, është detyrë e çdo personi të kujdeset për shëndetin. Por, çka ndodhë nëse sëmuremi, nëse kemi një moshë më të shtyrë. Mendimi i parë që sillet vërdallë në kokën tone është vdekja, kemi frikë nga sëmundja që do të përfundoj me vdekje.
Tanatofobia është frika kryesore e njerëzimit. Njerëzit e përshkruajnë në forma të ndryshme mendimin rreth vdekjes, duke menduar vazhdimisht si do të ndodhë dhe kur do të ndodhë vdekja, arrijmë një fobi të vërtetë, zakonisht ndodhë kur vuajmë nga ndonjë sëmundje e rëndë ose afatgjate etj. Frika që na shoqëron gjatë gjithë kohës është frika nga dhimbja, nga vetmia, shuarja e vetëdijes, pafuqia, humbja e kontrollit etj. Personat që kanë frikë vdekjen, shmangin funeralet, vizitat në varreza, informacionet në lidhje me vdekjen.
Nëse vdekjen e shohim si diçka të pamundur dhe jashtë kornizave të jetës, duke u ngarkuar në vazhdimësi, mund të prekemi nga çrregullimet e ankthit ose hipokondria për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme, ose çrregullime të panikut. Nëse simptomat rreth gjendjes shëndetësore për ndonjë sëmundje keq interpretohen ato mund të keq menaxhohen dhe keq diagnostifikohen, sepse ne asnjëherë nuk pranojmë frikën nga vdekja. Ky është një problem i cili duhet të trajtohet si çrregullimet tjera të ankthit, personi duhet të ndryshoj bindjet e tij përmes psikoterapis, duhet të informoj terapistin nga çka ka më shumë frikë në lidhje me fenomenin e vdekjes.
Njerëzit me mësime fetare më lehtë e përballojnë nocionin e vdekjes, por edhe shumë të tjerë që nuk kanë bindje fetare vdekjen e shohin si një fenomen të pashmangshëm.
Shumica e njerëzve nuk kanë dëshirë të diskutojnë ose të flasin për vdekjen, të gjithë duhet të mendojnë dhe të dijnë se nuk jemi të përjetshëm, kjo do të ndodhë herët apo vonë, por ne duhet të kemi qasje të drejtë dhe reale ndaj këtij fenomeni. Asgjë në jetë nuk është e përjetshme, nuk jemi as ne. Për të kapërcyer frikën duhet sa më shumë të jemi pjesmarrës në funerale, në spitale tek të sëmurit paliativ, tek të gjithë ata që janë para vdekjes, sepse edhe ne një ditë do të jemi në të njejtin rrugëtim.
Njerëzit me vetëbesim të lartë ballafaqohen më lehtë me këtë fenomen, sa më tepër që lexojmë edhe diskutojmë për këtë fenomen, do ta kemi më lehtë ballafaqimin me vdekjen, nuk do të kemi nevojë të shërohemi nga tanatofobia, fenomen i cili në kohën e fundit është shumë aktual. Duhet të dëgjojmë përvojat e ndryshme të njerëzve në lidhje me vdekjen, pastaj do të fillojmë të bindemi se nuk është fenomen i cili largohet përmes shqetësimit ose frikës.
Disa shembuj se çfarë mendojnë ata që vuajnë nga tantofobia:
Mundohen të ikin nga situatat që lidhen me vdekjen;
Lufta e përditshme me veten, se po shkon kah fundi i jetës;
Frikë nga e panjohura;
Frika e errësirës;
Nëse vdes, si do t‘ia dalin familja pa mu;
Nuk e kam shijuar jetën, dua të jetoj më gjatë;
A do të vuaj shumë para se të vdes;
Kush do të kujdeset për mu; etj.etj.etj.
Si të ballafaqohemi me Tanatofobinë?
Bisedoni me persona që kanë vetëbesim të fortë;
Mos torturoni veten me mendime të dyshimta;
Binduni se është akti deri në ndrrimin e jetës është një përvojë a pa përjetuar, nuk dini si do të ndodhë;
Mos e humbni kontrollin ndaj vetes;
Përpiquni të dalloni të mirën dhe të keqen në jetë;
Përpiquni të thoni: ra në gjumë të përjetshëm, nuk është më me ne, iku në amshim, do të lehtësoni dhimbjen atyre që përjetojnë largimin fizik të të afërmëve të tyre;
Sikur të ishim të gjithë njëzet vjeq, jeta nuk do të kishte kuptim, të jetonim të gjithë nga njëqind vjeq, prap nuk do të kishte jeta kuptimin që ka, prandaj jeto të sotmen dhe mos u ngarko me të nesermen. Cdo lloj reagimi është normal, menaxhimi i emocioneve duhet të bëhet, me të vetmin qëllim, të pajtohemi me realitetin e jetës. Jeta është një ëndërr pas së cilës vrapojmë, në realizimin e saj, por vdekja është pushim nga ëndrrat e së kaluarës, vazhdimi në përjetësi. Admironi çdo gjë që ju bënë të lumtur, natyrën, lumin, diellin, cicërimën e zogjve, kjo ju bënë të ndiheni qetë, të kuptoni dhe luftoni kapërcimin e problemeve.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste