Të dashur fëmijë me autizëm…

⚘⚘Fëmijë të dashur, ju jeni shumë të çmuar dhe shumë të veçantë, ne si popull duhet të heqim stigmën se jeni të sëmurë, ju keni nevojë për ne dhe ne do t’ju ofrojmë tërë dashurinë dhe ndihmën, do t’ju bëjmë të mos shikoheni me sy tjetër pos me syrin e drejtë si çdo njeri tjetër.

⚘Neve na lumturon prezenca juaj në kopshte, shkolla, e kudo tjetër bashkë me fëmijët tjerë. Fëmijët tanë duhet të jenë ndihmesë për ju, por me një edukatë të mirëfilltë nga ne se ju jeni të njejtë, jeni pjesë e jona, e shoqërisë sonë e zemrave tona…

⚘Fëmijë të dashur, e di se shumëherë nuk e keni gjetur veten në mesin tonë sepse ju kemi shikuar ndryshe, duke harruar se edhe ne jemi të ndryshëm, në një botë ku secili ka pjesën e vet, secili ka lirinë e vet dhe asnjëri nuk është krijesë e njejtë me tjetrin. Andaj, mund t’ju dukemi shpeshherë të egër, sepse ne veprojmë me emocione të momentit dhe ju dhuroni butësi në pamjet tuaja, shikimin tuaj dhe pritjen tuaj se ne duhet të jemi gjithmonë një hap para për t’ju ofruar kujdes dhe dashuri të pakusht.

⚘Fëmijë të dashur, ne presim shumë nga ju, talentet tuaja janë të rralla dhe inteligjenca juaj është për lakmi, ne presim nga ju të na bëheni shkencëtarë, matematicientë, artistë etj.

⚘Fëmijë të dashur, bashkarisht do të bëjmë Kosovën tonë të dhurojë hapsirë për secilin njeri, secili nga ju është i veçantë, secili nga ju meriton hapsirë nga institucionet tona.

⚘Ndryshimi fillon nga vetja jonë, të fillojmë nga sot edhe nëse kemi pasur bindje të gabuar ndaj jush, të përmirësohemi dhe të jemi me ju, me prindërit tuaj, mos t’ua vështirësojmë jeten me ne por bashkarisht të ndërtojmë një stereotip të ri pozitiv.

⚘Sot je prekur ti, nesër mund të jetë fëmja im!

⚘Sot është dita juaj, dua t’ju uroj por më duket e mangët t’ua uroj pasiqë çdo ditë është juaja, çdo ditë duhet t’ju dhurohet dashuri, kujdes dhe pranim.

Me dashuri, Laureta Berisha Kosumi

AutismDay