TESTIMI I SHEGËS TE FËMIJËT

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Shega (punica granatum) i përket familjes Punicaceae. Ajo ka ngjyrë të kuqe dhe shije karakteristike majoshe. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë.

Brenda shegës gjenden 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo grejpfruti. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë.

Kur është mosha më e përshtatshme për testim te fëmijët?

Shega mund të testohet tek fëmijët nga mosha 6-8 muajshe si lëng në sasi të vogël pa fara. Ndërsa nga mosha 9 muajshe mund të bluhet në blender edhe me fara.

Cilat elemente kimike i përban shega?

Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin e bebeve. Ajo është e pasur me vlera ushquese si kripra minerale, kalium, hekur, fenole, Vitamina C, Vitamine K, Vitamina B6, vitamin E, antioksidant, fibër, etj.

Cilat janë dobitë e shegës për organizmin e fëmijëve?

?️Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

?️Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

?️Ofron vlera nutritive të mjaftueshme për fëmijën tuaj.
Vlerat ushqyese që përmban ajo ndihmojnë organizmin në largimin e radikalëve të lira dhe molekulave të paqëndrueshme të oksigjenit duke mbrojtur fëmijën tuaj nga sëmundjet e ndryshme.

?️Mbron organizmin nga proceset inflamatore.
Sipas studimeve të fundit, shega mund të zvogëlojë efektivisht inflamacionin duke shkatërruar infeksionin bakterial. Disa biokimikate dhe enzime të pranishme në lëngun e shegës kanë veti anti-inflamatore.

?️Trajton problemet e tretjes
Bebet shpesh përballen me probleme të tretjes për shkak të sistemit të tretjes të pazhvilluar mirë në muajt e hershëm.
Lëngu i shegë është efektiv në trajtimin e të vjellave. Mund t’i kundërvihet baktereve që shkaktojnë dizenterinë dhe diarren tek fëmijët. Lëngu i shegës ndihmon në kapsllëk gjithashtu.

?️Eliminon krimbat e zorrëve
Krimbat e zorrëve janë një çështje tjetër që foshnjat shpesh përballen. Këto parazitë banojnë në zorrët e vogla ose të mëdha dhe shumohen nëpër zorrë. Lëngu i shegës mund t’i vrasë me efikasitet këto krimba.

?️Lëngu i shegës është efektiv në trajtimin e etheve tek foshnjet. Lëngu jo vetëm që kontrollon ethet, por edhe furnizon trupin me të gjitha lëndët ushqyese.

?️Mbron mëlçinë
Lëngu i shegës gjithashtu përmirëson funksionimin e mëlçisë. Stresi oksidues është një nga shkaqet më të zakonshme të problemeve të mëlçisë. Antioksidantët e pranishëm në shegë e mbrojnë trupin posaqërisht duke e mbrojtur mëlçinë.

Disa gjëra që duhet ti marim në konsideratë para testimit të shegës

Sigurohuni që të mos i jepni fara fëmijës suaj gjatë testimit.
Mos e grindni lëkurën e bardhë të shegës ndërsa bëni lëng. Ajo do ti japë një aromë kosi në lëng.
Koha më e mirë për ti dhënë fëmijës shegë është në pasditen e vonë ose mbrëmjen e hershme. Mos i jep bebit shegë para kohës së gjumit. Kjo mund të çojë në probleme dentare.
Ofroni lëngun me masë të caktuar sepse gjatë kësaj moshe të hershme foshnjat e marrin shumicën e vlerave ushqyesve nga qumështi i nënës.
4 ml në ditë është më se e mjaftueshme për një fëmijë 8-muajsh. Konsumi i tepërt mund të shkaktojë diarre.
Mos e përzieni shegë me fruta ose perime të tjera gjatë testimit por testojeni si të vetme. Gjithmonë ndiqni rregullin tre ditor përpara se ta futni ndonjë ushqim në dietën e foshnjës. Dhe kujdes për reaksione alergjike.

Si duhet përgatit lëngu i shegës për bebet?

Ju mund ta bëni lehtë lëngun e shegës në shtëpi. Merrni të gjitha farat nga shega dhe përzieni në një shtrydhëse frutash e perimesh. Mos shtoni sheqer shtesë në lëng. Lëngu duhet t’i jepet bebeve i sapo shtrydhur (i freskët). /Familjadheshendeti.com