THJERRËZAT

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Thjerrëzat janë një nga bishtajoret të cilat shijohen mjaft mirë në stinën e vjeshtës dhe dimrit nga fëmijët. Thjerrëzat mund t’i gjeni në kokrra të mëdha ose të vogla. Ato kanë pak kalori dhe janë të pasura me vlera ushqimore. Janë një burim i shkëlqyer i proteinave dhe karbohidrateve. Thjerrëzat gjithashtu përmbajnë nivele të larta të mineraleve dhe vitaminave.

 

Përbërja kimike e thjerrëzave:

Ato përbëhen nga:
10% ujë;
23% minerale;
1% yndyrna;
13 % fibra;
2% sheqerna.

 

Mineralet që përmbajnë janë:

Kaliumi, fosfori, magnezi, kalçiumi, hekuri, zinku, bakri, mangani dhe seleniumi.

Thjerrëzat janë edhe një burim shumë i mirë vitaminash për fëmijën tuaj dhe gjithë familjen. Ato përmbajnë vitaminat: A, B1, B1, B3, B4, B6 dhe B9, vitaminën C, E, K dhe J. Përmbajnë folate dhe beta karroten.

Thjerrëzat mund të zëvendësojnë shumë mirë mishin ose peshkun në një vakt, kjo pasi janë shumë të pasura me proteina. Duke qënë se janë të pasura me hekur mund të parandalojnë aneminë tek fëmijët. Gjithashtu do të luftojnë kapsllëkun duke qënë se janë të pasura me fibra.

 

Nga cila moshë mund t’i konsumojnë fëmijët?

Fëmijët mund t’i konsumojë nga fundi i muajit të 8’të ose fillimi i muajit të 9’të.

 

Si përgatiten thjerrëzat?



Thjerrëzat hidhen 2 deri 3 orë më parë në ujë sasinë që do të gatuani. E derdhni ujin para zierjes dhe i vendosni në enën ku do t’i gatuani.
Për një racion ushqimor të një fëmije nëntë muajsh nevoiten rreth 70 gram thjerza të ziera në 200 ml ujë.
Pasi të marin valë e ulim temperaturën dhe i lëmë të ziejnë edhe për rreth 15 min të tjerë. Janë shumë të përshtatshme për kombinime me supa tek fëmijët./Familjadheshendeti.com