Nga Adelina PJETRA – Psikologe
Ndaloni së fajësuari veten dhe filloni të jeni !
Ne tërheqim atë që jemi. Nëse nuk ju pëlqen diçka në jetën tuaj, shikoni vetëm se kush jeni.
Kush je, është arsyeja pse zgjedh miqtë dhe situatat në jetën tënde.
Kush je, është arsyeja pse zgjedhni keq ose nuk zgjedhni me mençuri.
Ndaloni së bëri viktimën!
Kur fajësoni të tjerët, ju shpallni në mënyrë efektive se jeni vetëm një përgjigje ndaj stimujve.
Por ju jeni shumë më tepër se thjesht një reagim ndaj stimujve. Kur fajësoni të tjerët, po pohoni se nuk keni fuqi, dhe ekzistenca juaj është vetëm një reagim ndaj fuqisë së të tjerëve. Por, ju jeni të fuqishëm, nëse vendosni të bëheni të tillë.
Ju mund të zgjidhni të jeni proaktiv, bindës dhe vetëpërcaktues.
Ju mund të zgjidhni marrëdhënie më të mira, punë më të mirë, vende më të mira për të jetuar, përdorime më të mira të kohës tuaj dhe mënyra më të mira për të trajtuar veten.
Shkoni dhe shikoni në pasqyrë dhe bisedoni me shefin tuaj të vërtetë. Gjeni një lider të ri dhe më të mirë brënda vetes, për veten tuaj. Drejtoni jetën tuaj me dashuri dhe miqësi; vetë-dashuri, ashtu si me mikun tuaj më të mirë .
Udhëhiqni me ndershmëri, integritet, dhembshuri, durim dhe tolerancë – drejt vetes!
Nëse jetoni me vlera për veten tuaj, atëherë ju bëheni me vlerë të madhe për të gjithë ata që ju njohin.
Gjithçka fillon me ty. Ndaloni së prituri që të tjerët t’ju japin; kjo nuk do të ndodhë. Ju jeni të gjithë të fuqishëm, merrni kontrollin e situatave të jetës tuaj në dorë, sesa të jeni një person në një pritje- pasive. /Familjadheshendeti.com