Nga Dr.Gëzim Berisha- Kardiolog
Mjekësia nuk ka qenë gjithmonë moderne dhe në nivelin e lart shkencor që ne e njohim sot. Në te kaluarën, njerëzit që janë merrë me mjekësi, për t’i trajtuar individët e sëmurë kanë përdor mjete dhe metoda nga më të çuditshmet. Veti kjo që shpeshherë ka bërë më shumë dëm se sa dobi për pacientin.
Lista e këtyre metodave skandaloze dhe bizarre që janë përdor në mjekësi është shumë e gjatë. Në vijim po i paraqes vetëm disa nga këto çmenduri të mjekësisë.
1. Ngrënja e minjëve të ngordhur: Ishte një metodë e përdorur në Egjiptin e lashtë për të trajtuar dhimbjet e dhëmbit. Shpesh herë miu i ngordhur, i pjekur, përzihej me përbërës të ndryshëm ushqimor dhe përbërja e fituar vendosej në dhëmbin e prishur.
Ne të gjithë e dimë se dhimjet e dhëmbit mund të jenë të tmerrshme dhe të padurueshme, por a e arsyeton kjo përdorimin e kësaj metode trajtimi, vlerësojeni vet.?
Sidoqoft, sikur të jetonit në kohën e Egjiptit të lashtë dhe të kishi dhimje dhëmbi nuk do kishte shpresë tjetër për ju.
2. Hemiglossectomia (prerja e gjuhës) ishte metodë e zgjedhjes për trajtimin e belbëzimit në shekullin e 18. Sot kjo metodë mjekimi përdoret te kanceri i gjuhës, por për trajtimin e belbëzimti është e pakuptimt.
3. Jashtëqitja e krokodilit ishte përdorur si mjet kryesor kontraceptiv në Egjiptin e lashtë. Ajo vendosej në vaginë me idenë se posa të arrij temperaturën trupore jashtqitja e krokodillit do të krijonte një barierë të pakalueshme.
4. Trajtimi me urinë: Mjekët e lashtë ishin me të vërtet human. Ata për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientin e tyre ishin në gjendje edhe ta nuhatnin dhe ta shijonin urinën e pacientëve të tyre. Ne raste të tjera urina përdorej si ilaq për mbrotjen e lëkurës, zbardhjen e dhëmbëve, tarjtimi i akneve etj. Megjithatë kjo metodë mjekimi vazhdon të përdoret ende në disa vende aziatike.
5. Lobotomia: Ishte një metodë e lashtë trajtimti që përdorej te pacientët me sëmundje psiqike. Kjo konsistonte në largimin mekanik të një pjese të trurit. Kjo metodë kryesisht përkeqësonte gjendjen e pacienti dhe shpeshherë shkaktonte vdekjen e tij./Familjadheshendeti.com