Dëmi më i madh i shkaktuar nga neglizhenca, trauma ose humbja emocionale nuk është dhimbja e menjëhershme që ato shkaktojnë, por shtrembërimet afatgjata që ato shkaktojnë në mënyrën se si një fëmijë në zhvillim do të vazhdojë të interpretojë botën dhe situatën e saj në të.
Shumë shpesh këto besime të nënkuptuara të keqkushtëzuara bëhen profeci vetëpërmbushëse në jetën tonë. Ne krijojmë kuptime nga interpretimi ynë i pavetëdijshëm i ngjarjeve të hershme dhe më pas krijojmë përvojat tona aktuale nga kuptimi që kemi krijuar.
Padashur, ne e shkruajmë historinë e së ardhmes sonë nga tregimet e bazuara në të kaluarën…Ndërgjegjësimi i ndërgjegjshëm mund të sjellë në ndërgjegje ato perspektiva të fshehura, të bazuara në të kaluarën, në mënyrë që ato të mos e kufizojnë më botëkuptimin tonë.
Zgjedhja fillon në momentin që ju deidentifikoheni nga mendja dhe modelet e saj të kushtëzuara, në momentin kur bëheni të pranishëm…Derisa të arrini atë pikë, ju jeni të pavetëdijshëm.’ …Në vetëdijen e tanishme ne jemi të çliruar nga e kaluara.
– Gabor Maté
Përktheu
Yll Avdijaj