Trupi juaj është i shenjtë, kurse ju jeni shumë më të çmuar se diamantet, perlat dhe ari nën tokë, … “.

Ngjarja ndodhi kur vajzat e ikonës së boksit Muhamed Ali arritën në shtëpinë e tij me rroba mjaft provokuese. Kjo është një histori e treguar nga një prej vajzave të tij:

“Kur më në fund mbërritëm, shoferi shoqëroi motrën time më të vogël Lejla dhe mua në shtëpinë e babait tim. Si zakonisht, ai u fsheh pas derës duke pritur të na trembte. Shkëmbyem shumë përqafime dhe puthje njëri me tjetrin. Më pas, babai na shikoi bukur mirë.

Pastaj ai më uli në prehrin e tij dhe tha diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ai më shikoi drejt e në sy dhe më tha:

‘Hana, gjithçka që Zoti e krijoi të vlefshme në botë është e mbuluar dhe është e vështirë për të arritur deri te ajo. Ku ndodhet diamanti? Thellë në tokë, e mbuluar dhe e mbrojtur. Ku ndodhen perlat? Thellë në fund të oqeanit, të mbuluara dhe të mbrojtura në një guacë të bukur. Ku ndodhet ari? Poshtë në minierë, i mbuluar me shtresa e shtresa guri. Ju duhet shumë mund për të arritur tek ato”.

Ai më hodhi me një shikim serioz dhe më tha: “Trupi juaj është i shenjtë, kurse ju jeni shumë më të çmuar se diamantet, perlat dhe ari nën tokë, … “.

familjeeshendoshe