Vaji i hudhrës mbron zemrën tuaj nga dëmtimi. Kjo substancë e quajtur Alicina, e përfshirë në këtë bimë shëruese, lidhet me shëndetin e sistemit kardiovaskular. Bazuar në studimet e kohëve të fundit, vaji hudhrës mbron zemrën, pas sulmeve të pësuara ose pas operimit.
Vaji i hudhrës vjen në kontakt me sistemin kardiovaskular, në sajë të substancës Alicina. Në të vërtetë, Alicina reagon me qelizat e kuqe të gjakut, duke prodhuar sulfate, e cila më pas zbut enët e gjakut dhe shkakton rrjedhjen e gjakut më lehtë.
Studiuesit pohojnë se trajtimi i tyre me sulfit mund të zëvendësojë injektimet “dialil-trisulfida”, i cili kishte arritur të zvogëlojë dëmtimin e indeve të zemrës me 61 për qind.
—
Përgatiti: Albina Alija /FamiljadheShëndeti