Nga dr. Gëzim Berisha-Kardiolog
Është vdekja natyrale me shkaktar kardiak që ndodh mbrenda një ore që nga fillimi i ankesave të pacientit, pacient ky i cili paraprakihst ka qenë në një gjendje stabile shëndetësore. Sëmundjet kardiovaskular që fajësohen për vdekjen e papritur janë të shumta por të dominuara nga: crregullimet e ritmit, rupture (carja) e aortes, infarkti i miokardit, tromboembolia e mushkërive etj.
Cdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdesin më shumë se 350 000 njerëz nga vdekja e papritur. Nuk kemi të dhëna të sakta statistikore për numërin e vdekjeve të papritur në Kosovë. Por globalisht 1 ne 9 njerëz do përjetoj vdekje të papritur kardiake.
Kush është i rrezikuar të bëjë vdekje të papritur?
Të gjithë njerëzit mund të bëjnë vdekje të papritur por më të rrezikuar janë:
-Individët që kanq histori për vdekje të papritur në familje.
– Individët e diagnostikuar me sëmundje të zemrës
-Konsumuesit e substancave narkotike apo substancave reakcionale
Pra, kjo gjendje e rënde dhe fatale mund të ndodh edhe te pacientët që tashmë vuajn nga sëmundjet kardiake por në 80% te rasteve shfaqet te pacientët që kanë gëzuar shëndet të plotë deri kur ka ndodh kjo ngjarje fatale
A mund të parandalohet!?
Skrininu kardiak parandalon deri 80% re rasteve. Edhe nëse mendoni se gëzoni shëndet të plotë një kontrollë kardiologjike mund të zbuloj sëmundje të ndryshme kardiake që paraqesin rrezik të lart për vdekje të papritur. Kjo kontrollë mund të diagnostikoj sëmundje të rrala që janë të lidhura ngusht me këtë fenomen siq janë sindroma wpw, sindroma brugada, HCOM, sindroma long QT ose semundje të tjera më të shpshta siq është sëmundja iskemike e zemrës, hipertensionin arterial etj. Një gjë e tillë mund të na shtyn për marrjen e masave adekuate për parandalim e vdekjes.
Ndërsa te pacientët që tashmë janë të diagnostikuar me sëmundje të zemrës trajtimi adekuat professional i tyre konribon shumë në parandalimin e vdekjes së papritur. /Familjadheshendeti.com