Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë
Qershori erdhi dhe pikërisht në këtë muaj fillojnë te piqen frutat te na mbushen duart, shportat dhe tryeza.
Qershori njihet si muaji i qershijave, vishnjës, dredhëzave etj.
Vishnja – emri shkencorë i saj është Prunus cerasus L.- Vishnja Fam.
Rosaceae – Trendafilore.
Rosaceae – Trendafilore.
Vishnja është bimë drunore e kultivuar me kercell të shtrembër e cila rritet 2.5-10m. Fruti i vishnjës është me berthokël ka ngjyrë te kuqe intenzive (vishnje). Vishnja njihet ndryshe edhe si qershia e thartë.
Materiet aktive (vepruese)
Frutat kanë acide organike, pektinë, sheqer, taninë, kripra minerale, glikozid, acid cianovadik. Në bishtet e vishnjës ka tanine, flavonoide dhe kripëra te kalciumit.
Vlerat ushqyese
Vlerat ushqyese te vishnjës janë shumë te larta ato janë te pasura me acid organik, tonin, pektinë, lëndë minerale, hekur, vitamina A, C, E, B1, B2, PP i karotenës, vishnja riprodhon gjakun pasi krijon ambient acidik e cila perthith hekurin, nxit krijimin e qelizave te kuqe te gjakut. Vishnja është shumë e dobishme në parandalimin e kancerit, semundjeve te zemrës, artritit, parandalon arterosklerozen. Vishnja përmbanë pigmente bimore që janë antioksidant i fuqishëm, ndikon në uljen e tensionit të gjakut, forcon kapilaret e gjakut, zvogëlon urinimin etj.
Përdorimi
Bishtat e vishnjës përdoren si diuretik i lehtë, lehtëson kollën, bërthokla e saj përdoret kundër gurëve në temth, veshka.
Lëngu që nxirret nga kërcelli përdoret kundër semundjeve te lekurës, parazitëve te zorrës te fëmijet, te pezmatimet e rrugëve te sipërme te frymëmarrjes.
Me vishnje mund të bëni reqel, te bësh kek, ëmbelsira, lëng vishnje etj. /Familjadheshendeti.com