Shkroi: Mr.Ph.Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Pse vitamina B12 është e rëndësishme për organizimin tuaj? 

Trupi i njeriut ka nevojë për vitaminë B12 për të krijuar qelizat e kuqe të gjakut, për të mbështetur mirëfunksionimin e sistemit nervor, ADN-n, ARN-n dhe për të kryer funksione të tjera shumë të rëndësishme në organizëm. Një i rritur duhet të marrë 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.
Ashtu si shumica e vitaminave tjera, vitaminën B12 nuk e prodhon organizmi ynë. Në vend të kësaj, duhet të merret nga ushqimi ose shtesat suplementare.

Format më të përdorura të kësaj vitamine janë cyancobalamina, metilcobalamina dhe hidroksokobalamina.
Methylcobalamina është forma më e pranueshme për organizimin tonë.

Hydroxycobalamina është forma e vitaminës B12 të cilën e prodhojnë vetë bakteriet “e mira” ose “të shëndetshme” në zorrë. Është në dispozicion me recetë të mjekut dhe vetëm si injeksion.

B12 gjithashtu bashkëvepron me vitamina të tjera të grupit B për të përmirësuar funksionet e caktuara. Për shembull, B12 dhe folati (B9) së bashku ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Simptomat e mungesës së vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë e ngadalshme në zhvillim, simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Simptomat mund të jenë edhe relativisht të shpejta. 
Simptomat e vitaminës B12 mund të përfshijnë:

– Ndjesi të çuditshme, mpirje, ose ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë
– Vështirësi në këmbë (tronditje, problemet e balancit)
– Anemi
– Vështirësitë njohëse ose humbja e kujtesës
– Dobësi
– Lodhje
– Humbje e vizionit
– Kapsllëk, diarre, humbje e oreksit etj

Mungesa e kësaj vitamine në shumicën e rasteve qëndron pasiqë disa njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm produkte me përmbajtje të vitaminës B12 për të përmbushur nevojat e tyre, ndërsa tek të tjerët nuk mund të absorbohet sa duhet, pavarësisht se sa marrin. Si rezultat, mungesa e vitaminës B12 është relativisht e zakonshme. 

Sa është e rrezikshme mungesa e vitaminës B12?

Ka shumë shkaqe për mungesë të vitaminës B12. Çuditërisht, dy prej tyre janë praktika që shpeshherë ndërmerren gjoja për të përmirësuar shëndetin, ndër to janë: një dietë vegjetariane ose vegane dhe operacionet për humbjen të peshës.

Në cilat ushqime gjindet kjo vitaminë?

Bimët nuk e prodhojnë vitaminën B12. Ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë janë mishi, vezët, peshku, shpezët, produktet e qumështit, drithërat e fortifikuara dhe ushqimet e tjera nga kafshët.

Cilat kategori janë më të rrezikuara nga mungesa e kësaj vitamine?

Vegjetarianët dhe veganët e rreptë janë në rrezik të lartë për të zhvilluar një mangësi të vitaminës B12 nëse nuk e marrin si suplement. Njerëzit që kanë kirurgji të humbjes së peshës gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë vlera të ulëta të kësaj vitamine, sepse operacioni ndërhyn në aftësinë e organizmit për ta nxjerrë vitaminën B12 nga ushqimi.
Në shumë njerëz, një mangësi e vitaminës B12 mund të parandalohet. Nëse jeni vegjetarian ose vegan i rreptë, është e rëndësishme që të hani bukë, drithëra që janë të fortifikuara me vitaminë B12 ose të keni një shtojcë të përditshme. Një multivitaminë standarde jep 6 mikrogramë, më shumë se sa duhet për të mbuluar nevojën mesatare të përditshme.

Personat mbi 50 vjeç rekomandohet që të marrin shtesë B12 nga një suplement, pasi që kjo vitaminë nuk mund të absorbohet mjaftueshëm përmes ushqimeve. 
Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm. Nëse nuk trajtohet, mungesa mund të shkaktojë probleme të rënda neurologjike dhe sëmundjet e gjakut (anemitë).

Një mangësi serioze e vitaminës B12 mund të korrigjohet në dy mënyra:

Në formë të ampullave të vitaminës B12 qoftë në formë orale ose intramuskulare që mirren një herë në javë ose tabletave ditore të dozës B12. Një mangësi e lehtë e vitaminë B12 mund të korrigjohet me një multivitaminë standarde.

Efektet anësore të zakonshme të vitaminës B12:

– Dhimbje koke, kruarje, ënjtje, nervozëm dhe ankth, lëvizjet e pavullnetshme ose të pakontrollueshme.

Efektet anësore serioze:
Nivelet e ulëta të kaliumit në gjak, probleme me zemër, reaksioni alergjik që mund të jetë kërcënues për jetën i quajtur anafilaksi, në të cilin mund të keni vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës dhe paraqitje e formave si koshere në lëkurë, grumbullim i lëngjeve në mushkëri etj.

Ndërveprimet e vitaminës B12 me barna 

Disa barna kanë ndërveprime serioze me Vitaminën B12 janë:
klorambucil, omeprazol, colchicine.

Alkooli zvogëlon nivelet e vitaminave B në organizëm, shmangni marrjen e alkoolit me këtë vitaminë.

Ju duhet të shmangni ngrënien dhe pirjen e lëngut të grejpfrutit nëse jeni duke marrë vitaminë B12.

Vitamina B12 gjatë procesit të shtatzanisë dhe gjidhënies 

Foshnjat kanë nevojë për vitaminë B12 për zhvillimin e trurit dhe prodhimin e qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut. Foshnjat që nuk marrin sasi adekuate të vitaminës B12, duhet të trajtohen, pasiqë mungesa e vitaminës B12 në foshnja mund të çojë në dëmtime të përhershme të trurit. 

Vitamina B12 gjendet në ushqime nga kafshët, kryesisht mishi, peshku, qumështi dhe produktet e qumështit, dhe vezët, prandaj foshnjat e nënave që konsumojnë një dietë vegjetariane ose vegane mund të jenë në rrezik të lartë për mungesën e vitaminës B12.

Zakonisht vitamina B12 transferohet përmes placentës tek fetusi gjatë procesit të shtatzënisë, si dhe përmes qumështit të gjirit pas lindjes. 
Foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri nga një nënë që konsumon sasi të mjaftueshme të vitaminës B12 ose foshnjat që ushqehen me formulë, do të marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine. Megjithatë, nëse një nënë gjidhënëse ka mungesë të vitaminës B12, foshnja e saj gjithashtu mund të ketë mungesë.

Vitamina B12 gjendet më së shumti në ushqime nga kafshët, prandaj foshnjat që marrin vetëm qumështin e gjirit nga nënat që nuk konsumojnë produkte shtazore, janë në rrezik më të madh për zhvillimin e mungesës së vitaminës B12 mënjeherë pas lindjes. 
Andaj secila nga këto raste të mungesës së kësaj vitamine, duhet trajtuar me anë të suplementeve që përmbajnë këtë vitaminë nën konsultë të mjekut. /www.familjadheshëndeti.com