VITAMINA E

Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi, farmaciste

Vitamina E është lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për funksionin normal të qelizave riprodhuese, gjakut, trurit dhe lëkurës. Vitamin E është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon organizmin të lidhë vitaminën K, poashtu ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe mbron organizmin nga mpiksja e gjakut.
Kjo vitaminë ka veti antioksiduese. Antioksidantët janë substanca që mbrojnë qelizat tona kundër efekteve të radikaleve të lira, të cilat mund të luajnë rol tek sëmundjet e zemrës, kanceri dhe shumë sëmundje tjera. Nëse merrni vitaminën E për vetitë e saj antioksiduese, shtesat e marra asnjëherë nuk të ofrojnë përfitime të njejta me antioksidantët natyralë që merren me ushqim.

Përfitimet e vitaminës E

1. Rregullon kolesterolin
Bllokimet në arteriet koronare, ndonjëherë mund të shkaktojnë sulme në zemër. Vitamina E ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq LDL duke parandaluar sëmundjet e zemrës.
2. Lufton radikalet e lira
Vitamina E është e tretshme në yndyra, duke ndihmuar në stabilitetin e membranës qelizore dhe në këtë mënyrë kufizon prodhimin e radikaleve të lira.
3. Parandalon plakjen e lëkurës
Duke bllokuar radikalet e lira, vitamina E ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes. Ndihmon në eliminimin e akneve, shenjave dhe problemeve tjera të lëkurës. Poashtu, zvogëlon efektet e dëmshme të kimioterapisë.
4. Në shëndetin e flokut
Vitamina E ndihmon në riparimin e dëmtimeve të flokut dhe nxitë rritjen e flokut.
5. Rregullon punën e hormoneve
Ndihmon në balancin e sistemit nervor dhe edokrin, duke ndikuar në peshë normale trupore, ulë rrezikun e alergjive dhe ankthin.
6. Ndikon në uljen e ankthit dhe stresit
7. Parandalon kancerin
8. Parandalon sëmundje Alzheimer
9. Lufton sëmundjet e mëlqisë
10. Parandalon formimin e kataraktës
11. Përmirëson funksionin e muskujve
12. Përmirëson sistemin nervor
13. Rritë imunitetin dhe metabolizmin
14. Paradalon sëmundjet e zemrës

Ushqimet e pasura me vitaminë E :
Mishi, vezët, bajamet, spinaqi, patatja e ëmbël, fara luledielli, domatja, peshku troftë, vaj ulliri, lajthia etj.

Dozimi :
Doza ditore e rekomanduar e vitaminës E është 15 miligramë, e barabartë me 22.5 IU për të rriturit, ndërsa fëmijët varësisht nga mosha e tyre, gratë shtatzëna duhet të marrin 15 mg (ose 22.4 IU) dhe gratë gjidhënëse duhet të marrin 19 mg (ose 28.4 IU).

Simptomat e mungesës së vitaminës E :
Dobësi e muskujve, humbje e masës muskulare, lëvizje jonormale të syve, probleme të të pamurit, ecje e pasigurt, rënje e sistemit imunitar.

Të rrezikuar në mungesë të vitaminës E:
Personat me çrregullime të metabolizmit të yndyrës dhe foshnjat e lindura parakohe.

Ndërveprimi me barna tjera :
Vitamina E mund të ndërveprojë me disa barna si : me kortikosteroide të tilla si prednisoni, barna që mirren për humbje peshe, barna kundër diabetit, me antidepresivë, antihipertensivë, shtojcat e kalciumit, antacidët dhe barnat e yndyrës. Mos konsumoni vitaminë E nëse jeni duke perdorur aspirinë dhe barna kundër yndyrës. Kufiri i sipërm i tolerueshëm është 1.5000 IU në ditë.

Efektet anësore :
Nëse vitamina E merret në sasi të mëdha, mund të shfaqen efekte anësore si sulm në zemër, qrregullime të gjakderdhjes, kancer të prostatës, dobësi, vjellje, të përziera dhe dhimbje koke. /Familjadheshendeti.com