Kinoa gjendet në tre forma kryesore: e kuqe, e zezë dhe e bardhë. Në pamje të parë ngjan me orizin, elbin dhe grurin. Por në të vërtetë bën pjesë në të njëjtën familje me spinaqin dhe rrepat.
Ajo që e bën kinoan një bimë kaq të shëndetshme është se nuk mund të modifikohet gjenetikisht (OMG). Përmban 10 aminoacide dhe është e pasur me minerale dhe proteina.
Por le të ndalemi tek vlerat e saj ushqyese.
Kinoa është e pasur me:
- fibra, që favorizojnë aktivitetin gastro-intestinal të organizmit.
- antioksidantë, kjo falë flavonoidëve që kinoa përmban.
- minerale si : fosfori, kalciumi, hekuri, zinku dhe fosfori.
- Acide yndyrore poli-të-pangoura ose të njohura ndryshe si acidet yndyrore e shëndetshme që mbrojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
- vitamina të grupit B.
- vitaminë C dhe lizinë, që së bashku stimulojnë prodhimin e kolagjenit, shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Nuk përmban glute dhe tretet më lehtë se gruri, misri apo thekra. Gjithashtu, mund të zëvendësojë çfarë do lloj orizi.
Ndihmon në funksionin e mirë të sistemit tretës dhe perfuzionin e trurit.
Nuk ka rëndësi nëse konsumohet në mëngjes, në drekë apo në darkë. E rëndësishme është ta fusim atë në menynë të përditshme.
Ashtu si drithërat e tjerë, kinoa është absolutisht e shkëlqyer e kombinuar me bishtajore, duke marrë një profil të proteinave me një vlerë shumë të ngjashme me atë të mishit.
Zgjidhja më e mirë është kur kinoa përzihet me perime të papërpunuara ose të ziera. Do të keni fituar nivele optimale edhe në fibra, edhe në vitamina.
Kinoan duhet ta lajmë përpara se ta përdorim. Gjatë kërkimeve dhe studimeve për Kinoan, mësova që kinoa përmban një kimikat që quhet saponin dhe ka një shije pak të hidhur. Edhe pse një pjesë e mirë e markave ja heqin dhe e lajnë paraprakisht, mbetet një ide e mirë gjithsesi për ta larë përpara se ta përdorësh.
Si ta gatuajmë Kinoan?
Rregulli i përgjithshëm për të gatuar kinoa është të përdorësh proporcionin 1:2, pra 1 filxhan kinoa dhe 2 filxhan ujë. 1 filxhan kinoa përkthehet në 3 filxhan të gatuar kinoa. Është pak delikatë në fakt për të gatuar kinoa, sepse po e le shumë gjatë në zjarr ajo do të bëhet si qullë dhe e rëndë për stomakun. Për t’a gatuar si duhet, shto ujë në kinoa në një tenxhere të mesme, dhe fillo ziejeni. Kur uji arrin të ziejë, mbuloje tenxheren, ule zjarrin në të mesëm / të ulët, dhe zieje deri sa të thithet i gjithë lëngu për 12-15 minuta. Do të shikosh se kinoa do të bëhet e tejdukshme.
Përgatiti: Blerta F. Kryeziu / Familja dhe Shëndeti