Zhvillimi psiko-fizik tek fëmijët

Nga: Antigona Kajtazaj-Miftari, logopede

Zhvillimi psiko-fizik tek fëmijët 0-6 vjeç
Zhvillimi konjitiv

                    0-1 muaj

•Ka refleksin e kapjēs
•Kthen kokën drejt fluksit të dritës pas javës së parë
•Trembet nga zhurmat e forta e të papritura
•Qetësohët kur dëgjon tinguj të ëmbël,zëra të qetë e të pandryshushëm
•Pushon së qari nga prezenca e një zëri të lartë e tê qëndrushëm
•Kthen kokën nga vjen tingulli

                   1-2 muaj

•Fillon të bëj shoqerizime:kur qan,do të thot se don të realizojë një nevojë
•Proteston kur nuk i realizohët një nevojë e tij/e saj
•Do stimulim vizual

                   2-3 muaj

•Mëson shkakun dhe pasojën
•Zbulon duart dhe këmbët
•I pelqejnë pamjët e detajuara me kontrast të theksuar

                   3-4 muaj

•Formon imazhe mendore të asaj që jep një kundërpërgjigje
•Është i ndërgjegjshëm që njerëzit dhe sendet kan etiketa (da-da)
•Fillon t’i eksplorojë gjërat duke i provuar(shijuar)

                  4-5 muaj

•Tregon interes për ngjyrat
•Fillon të njeh objektet vetëm duke parë një pjesë të tyre
•Vëzhgon objektet duke i kapur më dorë

                   5-6 muaj

•Përdorë të gjitha shqisat për të njohur botën
•Fillon të prek e të fut në gojë sende të ndryshme

                    6-7 muaj

•Është në gjëndje të dallojë tonet dhe lakimet e ndryshme
•Shpërthen në të qara kur i flet ashpër
•Fillon të kuptoj objektet si lidhën njëra me tjetrën

                    7-8 muaj

•Studion objektet duke i tundur,përplasur me zhurmë dhe duke i hedhur në tokë
•Kupton lidhjen e objekteve p.sh.qe objektet e vogla përshtatën brënda objekteve më të mëdha

                     8-9 muaj

•Perplas lodrat dhe i merr sërish ato
•Gjen objektin e fshehur
•Lufton për të marr lodrën
•Ka konceptin e vazhdimësisë së objektit

                      9-10 muaj

•Prek objektet me gishta dhe mund të mbajë në dorë një copë bukë pa ndihmë

                     10-11 muaj

•Fillon të kuptojë fraza të thjeshta si p.sh.”eja këtu”,”më jep topin” etj.
•I kupton instruksionet edhe pse nganjëherë injoron kur i themi” jo”

                    11-12 muaj

•Fillon të bën lidhjën ndërmjet objekteve dhe emrav të tyre
•Dëshronë të eksplorojë gjërat duke i prekur,ndërton ,vendos kubat njëri mbi tjetrin
•Çmonton

                    12-15 muaj

•Favorizon njëren dorë
•E kupton një fjalë në kontekst
•Kupton shkakun dhe pasojën
•Fillon të nderton shtëpi me tre kuba
•Fillon të pretendojë (të justifikohët)
•Mban mend

                   15-18 muaj

•Mëson duke eksploruar
•Ankthi i ndarjës është më i dobët
•Mund të bashkojë format

                 18-24 muaj

•Mund të realizojë rrathë dhe viza në letër
•Kthen faqet e librit
•Mund të imitojë vizatimet e të rriturve
•Mund të interpretojë historit e dëgjuara
•Fillon të pretendojë (justifikohet)

                  24-27 muaj

•Hap faqët e një libri një nga një
•Rritet (zgjatet)përqendrimi i vëmendjēs
•Fëmija përfshihët tërishtë në lojë

                  27-30 muaj

•Emërton figura të zakonshme
•Vizaton një vertikale në shënje imitimi
•Kopjon një rreth

                   30-34 muaj

•Tregon objektet e mëdha dhe të vogla kur i kërkohët
•Vizaton(+) në shënjè imtimi
•Përshat tri ngjyra
•Vendos objekte brënda,sipër dhe poshtë
•Emëron objekte

                  3-4 vjeç

•Emërton objektet e mëdha dhe të vogla
•Tregon 10 pjesë të trupit kur ia kërkojmë
•Tregon djalin dhe vajzën kur ia kërkojmë
•Ndan objektet sipas kategorive
•Numron deri në tre në shënje imitimi

                  4-5 vjeç

•Njeh moshën dhe adresen
•Zbulon se çka është absurde në një imazh
•Memorizon një bashkësi prej tri objektesh
•Klasifikon individet sipas gjinisë

                   5-6 vjeç

•Kupton origjinen e 15 deri 20 veprimeve
•Njeh emrin dhe profesionin e prinderve
•Numron deri 20
•Mbledh/zbret dëri në 3
•Përdorë nocion të shkaktësisë
•Njeh të djathën dhe të majtën

Disa informacione rreth zhvillimit konjitiv apo njohës të fëmijëve dëri në moshën 6 vjeçare. /Familjadheshendeti.com